Stephen Collinson, CNN
Presidenti Donald Trump tani po paguan një çmim për mënyrën se si ai menaxhoi pandeminë.
Trump e kaloi fundjavën duke i vënë gishtin turmës zhgënjyese për fushatën elektorale në Oklahoma të shtunën. Shpresat e tij për një fushatë të suksesshme morën një tjetër goditje ku pjesëtarë të stafit staf dhe dy agjentë të Shërbimit Sekret që morën pjesë në fushatën elektorale të Trump rezultuan pozitivë për koronavirusin, raporton abcnews.al
Rezultatet e testit minimizojnë vendimin e rrezikshëm të Trump për të vazhduar me një miting me dyer të mbyllura nga të cilët mjekët kanë frikë se do të shndërrohet në një ngjarje ku do të ketë shumë të infektuar.
Ata gjithashtu tregojnë se si virusi tani ka filluar të përhapet nëpër shtetet jugore dhe perëndimore, pavarësisht insistimit të Trump se SHBA ia ka dalë në luftën me koronavirusin.
Pavarësisht dëmit politik të shkaktuar nga virusi, Trump vazhdon ta rëndojë situatën edhe më tepër. Të hënën, ai madje deklaroi se duhet të ulet numri i testimeve në mënyrë që të ulet numri i të infektuarve si një përgjigje ndaj një pandemie që tani ka vrarë më shumë sesa 120,000 amerikanë, raporton abcnews.al
Pasi sekretari i tij për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se Trump po bënte shaka, Presidenti gjatë një interviste me Rrjetin Christian Broadcasting, vazhdoi duke thënë të njëjtën gjë.
Trump vazhdoi të argumentojë se problemi në Shtetet e Bashkuara nuk është se virusi është shumë i përhapur, por që testimi vazhdon të zbulojë se sa thellë ka depërtuar në komunitet.
“Në vend të 25 milion testeve, le të themi se kemi bërë 10 milion teste, kjo do të ishte gjë pozitive sepse do të kishim shumë më pak raste. Ju e kuptoni këtë. Kjo na bën që në një farë mënyre të dukemi keq por në të vërtetë ne po bëjmë gjënë e duhur ”, tha Trump.
Deklarata e tij nisi një stuhi tjetër të re politike që do të vështirësojë më tej përpjekjet e ekipit të fushatës së Presidentit për fushatën e ardhshme. Ekipi i fushatës tani po merr në konsideratë vendet më të vogla për fushatën elektorale të Trump, një veprim që me siguri do të shkatërronte egon e shefit, ose vende në natyrë, ku mbështetësit mund të ndihen më rehat, raporton abcnews.al
Kufijtë për fushatat do të jenë të patolerueshme për çdo President që kërkon rizgjedhje.
Një bazë e fortë
Nuk ka dyshim se Presidenti ka një qëndrim të ashpër ndaj votuesve republikanë – mosgatishmëria e senatorëve të GOP për ta qortuar atë për komentin e tij të fundit racist – kur ai e quajti koronavirusin “gripi kung”, është një provë e dukshme.
Dhe Fox News tha që rikthimi i Trumpit siguroi audiencën e tij më të madhe të së shtunës në historinë e televizionit, duke treguar që ndërsa disa mbështetës të Trump mund të ishin shqetësuar për virusin duke mos qënë të pranishëm në Tusla, entuziasmi i tyre ishte i njëjtë.
Trump gjithmonë ka kundërshtuar gravitetin politik si pandemia ashtu edhe mënyra si është menaxhuar nga Trump ka vënë në pikëpyetje se sa vlen ai si president, raporton abcnews.al
Por polemika e mitingut tregon për sfida më thelbësore politike me të cilat përballet Trump me ish-nënkryetarin demokrat Joe Biden në sondazhe ndërkohë duket sikur nga ana tjetër situata e koronavirusit behët më shqetësuese.
Ngjarja e mbrëmjes të së shtunës kishte për qëllim të dërgonte një sinjal se rreziku më i keq nga pandemia ka kaluar dhe se Amerika është në rrugën e kthimit në normalitet. Në vend të kësaj, ka treguar që edhe mbështetësit e Trump që zgjodhën të mos jenë të pranishëm në fushatën e tij për shkak të infektimit nga koronavirusi, mund të mos besojnë ende mesazhin thelbësor të fushatës së heroit të tyre, raporton abcnews.al
Me mundësinë që mijëra amerikanë mund vdesin para ditës së zgjedhjeve, Trump duhet të përballet me perspektivën që mohimi i tij dhe keqmenaxhimi i pandemisë që e la vendin të papërgatitur nga an e shëndetit publik, po bëhet një barrë e rendë që fushata e tij nuk mund të jetë kurrë në gjendje ta zhdukë, raporton abcnews.al
Sulme intensive
Përgjigja e Presidentit brenda 48 orëve ishte një sulm gjithëpërfshirës. Shënjestrimi i tij ndaj Biden dhe Demokratëve, duke demonstruar qëndrueshmërinë e tij të ashpër la gjithashtu të kuptohej shqetësimin në rrethin e tij të brendshëm.
Trump hodhi poshtë një seri pretendimesh në Twitter që nuk kanë asnjë bazë në fakt që votimi me postë do të çojë në mashtrime masive dhe ndërhyrje nga të huajt në zgjedhjet e nëntorit.
Ekipi i Presidentit u mor me një sulm të ri kundër shëndetit dhe aftësive mendore të Bidenit. Ata pohuan se vendimi i ish-nënkryetarit për t’iu përmbajtur kongresit dhe duke u regjistruar vetëm për tre debatet zyrtare presidenciale në vjeshtë dhe jo në takimet shtesë që kërkon Trump kanë treguar se ish-nënkryetari ka frikë për marrjen e presidencës.
Taktika ishte një mënyrë për ta quajtur Biden të paaftë dhe të papërshtatshëm për të qenë president, raporton abcnews.al
Trump gjithashtu bëri atë që bën gjithmonë kur ndodhet në situata të vështira këtë herë ai ktheu politikën e ashpër të imigracionit, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kufizon më tej emigracionin legal.
Të martën, Trump do të niset drejt Arizonës për të vizituar një pjesë të murit ndarës kufitar, që ishte aq thelbësor në fushatën e tij të parë presidenciale.
Veprimet e Presidentit ishin të gjitha lojëra agresive që mund të tërheqin mbështetësit e tij më të dashur. Të gjitha së bashku me protestën e fushatës së shtunës që përmbante devijime çmendurie, vetë-lavdërime, racizëm dhe dezinformim , ishte e vështirë të shihej nëse do ta votonin ata që nuk ishin përkrahës të Trump.
Ndërsa Presidenti është jashtë qytetit, dy zyrtarë të tij të lartë të shëndetit publik, Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Robert Redfield dhe eksperti më i lartë i qeverisë për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci, do të jenë ata që do të informojnë për situatën gjithnjë e më të rëndë në shumë shtete.
Pjesëmarrësve u është thënë që të marrin maska për fytyrën në ngjarje, por nuk do të detyrohen t’i veshin ato.
Demokratët tashmë janë duke kërkuar të shfrytëzojnë deklaratën e Trump në lidhje me ngadalësimin e testimit në Oklahoma, duke e portretizuar atë si emblematike ndaj një udhëheqësi i cili nuk diti të menaxhojë krizën e koronavirusit./abcnews.al