PD: Takimi i Ramës me punonjës të administratës, jo me qytetarët

schedule16:49 - 5 Prill, 2018

schedule 16:49 - 5 Prill, 2018

Menjëherë pas takimit të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama nga zyrat në Tiranë për bashkëqeverisjen ku diskutoi me kuksianët për tarifën e rrugës së Kombit, Partia Demokratike ka informuar mediat se sipas informacioneve të tyre qytetarët e ndodhur në anën tjetër të ekranit ishin rrogëtarë të Kryeministrit me poste kyçe në administratën e qytetit. Një pjesë e tyre kanë lënë edhe orarin zyrtar të punës për t’u paraqitur në Prefekturë ku mundësohej lidhja me kryeministrin, i cili ka paralajmëruar 60 ditë komunikim për informim për qytetarët e Kukësit.

Njoftim i Partisë Demokratike

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.  Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë.  Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.  Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij.   Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

Jaho Hoxha                         – Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha                      – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina                       – Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu             – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça             – Mësuese

Afrim Hoda                         – OSHEE

Ledian Halilaj                     – Zyra Punës

Skender Ahmeti                -DAR

Clirim Spahiu                     – Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi                          -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota                         -Drejtor i IKMT-së

/abcnews.al