Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vota e diasporës, Bledar Milaqi: Ka një nismë, po s’ka detaje

schedule08:14 - 23 Qershor, 2020

schedule 08:14 - 23 Qershor, 2020

Bledar Milaqi, nga Gjermania në një intervistë për “ABC-në e Mëngjesit”, ka folur në lidhje me votën e diasporës.

Në fjalën e tij ka theksuar se nisma e marrë nga qeveria në lidhje me votën e emigrantëve nuk e siguron se si do të mund të realizohet një proces i tillë.

“Ky është shqetësimi se një pjesë e madhe e organizatave që kanë ndjekur takimin e kryeministrit, dhe vura re që edhe zoti Gjiknuri që ishte prezent nuk ka prekur fare faktin se në prononcimet e mëparshëm adresoji problemin e votës si një udhërrëfyes nuk u përmend dje dhe është një term që është përmend dhe nuk është i qartë për ato që janë aktorë politik në Shqipëri dhe jo për diasporën. Një problematike e ministrit Majko ishte dhe çështja e aktit normativ, pasi çështja e votës nuk mund të ngrihet si e tillë në një institucion si KQZ, e cila operon me ligjet por nuk ka të drejtë që të nxjerrë ligje. Në mbledhjen e djeshme nuk është trajtuar problematika e votës, por thjesht fakti se ne do ta realizojmë. Ne si lëvizje nuk vëmë në pikëpyetje realizimin e votës, pasi ajo është e drejtë kushtetuese, por teknikalitetet dhe mënyrat se si kjo do të realizohet nuk u adresua. Gjithashtu pati dhe rezerva të mëdha në prezantimin e KKD-së, që një pjesë e madhe nuk e shikon këtë institucion si përfaqësuese të saj”, është shprehur ai.

Sipas planit të ri duket se KQZ, do të bëhet në tre degë dhe nuk dihet se kush do e marrë përsipër votën e diasporës.

Sipas tij deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me faktin se si do të realizohet një gjë e tillë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!