Në studion e “ABC News” anëtari i kryesisë së PD-së Tomor Alizoti ka folur për qëndrimin e eurodeputetëve për Shqipërinë. Për Alizotin vendi po largohet nga Bashkimi Evropian.
Anëtari i kryesisë së PD-së duke folur për situatën politike në vend u shpreh se Shqipëria është kthyer tashmë në vend që ndodhin vetëm çudira. Alizoti nuk kurseu edhe kritikat ndaj qeverisë pasi sipas tij vendimet e saj e kanë larguar vendin nga vlerat Evropiane, nga Bashkimi Evropian.
“Boll financuam, vende që duan të jenë pjesë ë BE, por bëjnë politikë që nuk i përket BE-së. Ka një perceptim në kokën e tyre që Shqipëria nuk ka vlera të afta për Demokracinë. Ne si Shqipëri jemi shumë larg, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Kemi opozitë që i ngjan Balotelit. Të gjitha këto janë çudira kaq të mëdha që na kane çmendur ne, por po çmendin edhe botën”, tha Alizoti.
Më tej ai theksoi se Kushtetuta është një koncept i madh dhe se me të nuk mund të merren të sëmurët mendorë.“Vetë PD e ka pranuar që është një turp, por turpi nuk mund të avancojë. Kokat e falura nuk pritën, të gjithë ne e dimë kush i futi në listë. Por nuk mund të bëhen ndryshime Kushtetuese me njerëz që nuk janë votuar në Shqipëri”, u shpreh ai.
Sipas tij Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lloj interesi që Shqipëria të qëndrojë në këtë gjendje.
Lexo edhe: Eurodeputeti francez: Jam kundër zgjerimit, Shqipëria qendër e influencës turke, pse lodhemi?
“Amerikanët janë ulur me Talibanët që gjithmonë i kane quajtur terroristë. Faktori dhe opozita reali në Shqipëri është PD dhe koalicioni i PD. Nuk janë Baloteli. Në këtë kohë që ka një vakum, aty ka hile në mes dhe do t’i larohet më shumë Evropës.
Të vish nga PD nga listat që u bënë dhe të kërkosh të ndryshojë është amorale. Jam i bindur Edi Rama do ti përdorë për mandatin e tretë.
Me arrogancë të njëjtin person që ka dalë në përgjime e çon të diskutojë për kode. Largimin e kryeministrit Rama e vendosin votuesit, nëse mendojnë që pas 8 vite mendojnë që ky njeri është i suksesshëm le ta votojnë.
Nëse mendojnë se ky njeri qëndron me gangsterë që ka vjedhur Shqipërinë, që prishi teatrin le ta votojnë. Unë mendoj që Edi Rama është rrezik për të gjithë shqiptarët”, tha ndër të tjera Alizoti./abcnews.al