Zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Durrës, asfiksohen katër persona

schedule11:24 - 22 Qershor, 2020

schedule 11:24 - 22 Qershor, 2020

Kabina elektrike e një pallati në lagjen 5 te qytetit është përfshirë këtë të hënë nga flakët.

Burime për Abc News bëjnë me dije se është djegur rrjeti energjisë dhe tymi është shpërndare në të gjithë pallatin.

Si pasojë e tymit janë asfiksuar katër persona banorë të pallatit nga monoksidi karbonit dhe janë dërguar në urgjence.

Zjarrfiksja e pati të vështire për të nderhyre, per shkak te ngushticave ndërmjet pallateve.

Sipas burimeve nga spitali Durrësit gjendja shendetësore e persovave të dërguar me urgjencë në spital është jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!