Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në zonat veriore dhe lindore. Mbrëmja do të lokalizojë shira në ekstremin verior dhe Juglindje të vendit.
Temperaturat e ajrit janë rritur gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mbeten thuajse konstante vlerat termike të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët./abcnews.al