Mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë, për shkak të detyrës dy persona dyshohet se kanë dhunuar një avokat.
Burime për Abc News bëjnë me dijes e avokati Kujtim Cakrani, ka denoncuar këtë ngjarje në polici, ku thekson se në fillim është kërcënuar dhe më pas dhunuar nga dy persona.
Dhunimi ndaj avokatit dyshohet se ka të bëjë me një çështje për rrëmbimin e një personi, çështje e nisur që në shtator të 2019, ku i është kërkuar që të heqë dorë.
“Unë sot në mëngjes kam ardhur në zyrë, dhe kam shkuar në një lokal përpara zyrës, dy persona me makinë të zezë, që i kam marrë dhe targën më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Më kanë kërkuar që të heq dorë nga një çështje që lidhet me rrëmbimin e një personi, dhe unë mbroj palën e familjes së viktimës. I kam identifikuar personat, se kanë qenë më parë tek unë, unë zyrën e kam survejuar me kamera dhe i kam të fotografuar të paktën njërin prej tyre që ka qenë më aktiv. Më kanë goditur në fytyrë, kam lajmëruar policinë, nuk heq dorë nga kërcënimet se unë jam avokat dhe kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund. Jam kërcënuar dhe herë të tjera nga këta persona, në mënyrë të vazhdueshme, sa herë që hedh një hap në mbrojtje të klientit tim, në këto kushte jam i detyruar që të kërkoj mbrojtje nga policia e shtetit. Nuk i kam denoncuar herë tjetër se nuk kishin arritur deri në dhunë fizike. Jam në të drejtën time që të kryej detyrën në mbrojtje të lrientëve të mi dhe nuk intimidohem aspak nga këta persona se jam në të drejtën time. Kjo punë duhet të marrë fund”, është shprehur avokati.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Në ambientet e Dretorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al