Chelsea ka përmbysur në transfertë ndeshjen kundër Aston Villa. Skuadra e Lampard pësoi gol në fundin e pjesës së parë, kur Hause i ndëshkoi londinezët dhe i vuri më pas ata në lëvizje për të shënuar golin e barazimit.
Me fillimin e pjesës së dytë Chelsea u hodh në sulm dhe pas 15 minutash lojë gjeti rrugën e rrjetës. Amerikani Pulisic ishte ai që pas një krosi në zonë e dërgoi topin përtej vijës fatale. 1-1 dhe blutë e Londrës nuk u ndalën me kaq.
Dy minuta më pas, Oliver Giroud shënoi edhe golin e epërsisë për skuadrën e Chelsea, që tani kryeson ndeshje me shifrat 1-2. /abcnews.al