Sezoni i parë i llixhave është drejt fundit, ndërsa sipërmarrësit drejt falimentimit. Në Peshkopi, operatorët thonë se gjatë muajve Prill-Maj nuk kishin asnjë vizitor.
Ashtu si të gjithë sektorët e tjerë të turizmit, edhe ai ujërave termale, ka regjistruar nje bilanc negativ financiar.
“Sezoni i parë ka pasur humbje të mëdha nga pandemia. Ne shpresojmë që në sezonin e dytë të jemi të hapur që të punojmë.
Si operatorë turistikë ne e kemi marrë pagën e luftës por biznesi ka pasur kosto”, thonë operatorët turistikë.
Ata kanë shpresë në vjeshtë do të hapet transporti publik për të pasur më shumë vizitorë.
Në Peshkopi janë mbi 30 hotele dhe rreth 200 bujtina. Në kohë normale në sezonin e pranverës llixhat e Peshkopisë frekuentohen mesatarisht nga15 mijë vizitorë./abcnews.al