Sukseset Marash Kumbulla i ndan edhe me njeriun e zemrës. Greta Manzato, bukuroshja italiane, nuk ngurron t’i shprehë dashurinë mbrojtësit të Hellas Verona përmes rrjeteve sociale. Së bashku fotot i kanë të shumta, madje edhe nga ato të sikletshmet që në vendin e origjinës së tij, në Malësinë e Madhe, mund t’i komentojnë shumë.
Normalisht, i rritur në Itali dhe larg mentalitetit shqiptar, Kumbulla shijon çdo moment. Nga ana tjetër është profesionist. Madje për të të gjithë thonë se sillet dhe vepron si një i rritur dhe jo si një 20-vjeçar.
Greta, pas rikthimit të Serie A, nuk ka ngurruar të postojë një foto të partnerit të tij në fushën e blertë, ndërkohë që shpreh edhe ndjenjat e saj. “Dashuria ime”, shkruan bukuroshja, e cila ka provuar edhe pasarelat dhe i ka fituar zemrën një prej lojtarëve me më shumë të ardhme te kombëtarja shqiptare. /abcnews.al