Në fund të Janarit, çifti shumë i dashur për publikun, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë, që e quajtën Noah.
Fatma është shkëputur prej kohësh nga ekrani, duke iu përkushtuar plotësisht vogëlushit. Çifti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente me vogëlushin, por duke u treguar shumë të kujdesshëm për të mos i zbuluar portretin.
View this post on Instagram
Kush bëhet për një kafe me ne të dy? ? #MëngjesetTonaTëBukura ?#mycoffee @mycoffee.al ?
Së fundmi, moderatorja ka bërë një tatuazh për vogëlushin. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të këmbëve të saj, pranë këmbëve të Noah, duke nxjerrë në pah dhe tatuazhin e veçantë. /abcnews.al