Edinson Cavani dhe Thomas Meunier kanë mbyllur aventurat e tyre me francezët e PSG. Kontrata e dy lojtarëve përfundoi në datë 30 qershor dhe tashmë kanë dalë lojtarë të lirë.
Si bomberi uruguaian dhe mbrojtësi belg, kishin mundësinë për të luajtur sfidat e mbetura në Champions League, kompeticion në të cilin PSG është kualifikuar në çerekfinale, por nuk e kanë preferuar si opsion.
Mbrojtësi i djathtë do të transferohet te Borussia Dortmund në Bundesligë, ndërsa “El Matador” pritet të kalojë në Spanjë. Atletico Madrid e kërkon prej kohësh, Simeone e sheh si goleadorin që i mungon skuadrës dhe së shpejti mund të kemi akord zyrtar mes palëve. /abcnews.al