Arben Kashahu për 15 kushtet: Marrëdhëniet Shqipëri-BE janë dëmtuar

schedule13:56 - 20 Qershor, 2020

schedule 13:56 - 20 Qershor, 2020

Sekretari në Partinë Demokratike në Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kashau ka folur në studion e “ABC News” për 15 kushtet e Bashkimit Evropian, të vendosura për Shqipërinë.

Gjatë intervistës Kashahu, theksoi se sipas tij perëndimi ka identifikuar që kjo qeveri nuk ka vullnet për t’i realizuar këto kushte.

“Është e sigurtë që me largimin e kësaj qeverie në do të rikuperohemi.  Bashkimi Evropian aty është, në nuk ndajmë një hapësirë lirie në Shqipëri”, u shpreh Kashau.

Më tej ai theksoi se kjo qeverisje e la Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese ndërsa shtoi se opinioni i “Venecias” sipas tij nuk do të zbatohet.

“Sado e sofistikuar të jetë politika nuk mund të justifikohen njësitë themelore. Vjen era e një qasje mos zbatuese ndaj këtyre rekomandimeve. Nuk pres që asnjë nga këto rekomandime të zbatohen në frymën e “Venecias”. Ndryshimet që kërkon “Venecia” janë shumë të vështira për tu bërë me po të njëjtën frymë”, tha më tej Kashahu./abcnews.al