Aksidentohet i mituri në Kamëz, dërgohet menjëherë në spital

schedule13:32 - 20 Qershor, 2020

schedule 13:32 - 20 Qershor, 2020

Një i mitur i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur nga një automjet ditën e sotme, në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Sipas policisë, 7-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Tirane/ Informacion paraprak

Më datë 20.06.2020, rreth orës ‪12:30, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, mjeti me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!