Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në një konferencë për shtyp u shpreh se Komisioni Venecias është një trupë profesioniste që ndihmon me opinione.
Balla gjatë fjalës së tij theksoi se Komisioni i Venecias miratoi ditën e djeshme 2 opinione të kërkuara nga Shqipëria.
“Sipas Komisionit të Venecias bllokimet e qëllimshme mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme. Nevoja për bashkëpunim institucional, është nxitur nga Komisioni i Venecias. Opinionet dëshmojnë bashkëpunimin e gjatë me Komisionin e Venecias.
Lexo edhe: Balla: Shkarkimi i Presidentit nuk ishte qëllim në vetvete, inkurajoj Komisionin të vijojë punën
Nuk është detyrë e Venecias të analizojë sjelljen e palëve, por e autoriteteve shqiptare. Është detyra jonë që opinionet mos t’i lexojmë me disa fjali. Venecia është trupë profesionistësh të spikatur.
Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje pa euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, por që ti shërbeje zbatimit të reformave në vend siç është ajo e gjithë pranuar, ajo e drejtësisë. tha Balla.
Gjithashtu Balla theksoi se Komisioni i Venecia ka përkrahur ligjin anti-shpifje.
“Komisioni i Venecia i ka dhënë dritën jeshile paketës anti-shpifje. Në 30 janar mazhoranca vendosi ta votojë ligjin dhe vetëm pasi të kishte marrë Komisionin e Venecias. Opinioni i KV , nuk e ka hedhur poshtë ligjin, por ka përkrahur nevojën e nje ligji të tillë.
Ky do të shërbejë si udhërrëfyes për shumë vende të tjera. Problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare janë serioze thotë Komisioni i Venecias. Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, tha më tej Balla./abcnews.al

