Stanishev mesazh opozitës në Shqipëri: Duhet kufi kur flitet për integrimin

schedule16:49 - 4 Prill, 2018

schedule 16:49 - 4 Prill, 2018

Opozita lufton qeverinë për dobësitë, por duhet të ketë një kufi ka deklaruar Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, Sergei Stanishev. Në një komunikim me median pas përfundimit të Konferencës Ballkanike të Partive të majta në Tiranë, Stanishev, ka këshilluar që marrëdhëniet e mazhorancës dhe opozitës nuk duhet të pengojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Opozitës shqiptare i ka treguar kufijtë Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane Sergei Stanishev.

 “Opozita lufton qeverinë për dobësitë, por duhet të ketë një kufi”

Kufiri vendoset për një arsye madhe u shpreh Stanishev. “Pa dashur të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe marrëdhëniet mes opozitës dhe qeverisë në pushtet, dua të ndaj mendimet e mia kur kjo lidhet me  integrimin në Bashkimin Europian. Në Ballkan zakonisht marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës janë gjithmonë shumë emocionale. Kam qenë këtu kur ka qenë partia e Edit në opozitë, dhe kur Berisha ishte kryeministër, i kam parë të gjitha. Kam parë edhe në shtetin tim”.

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, në konferencën për shtyp që zhvilloi pas përfundimit të Konferencës Ballkanike të Partive Evropiane Socialiste  në Tiranë ka kërkuar që çështjet e vogla të mos pengojnë anëtarësimin në Bashkimin evropian.

 “Kam qenë edhe në vendin tim në të dyja anët, kam qenë në qeveri dhe kam qenë në opozitë, por kur bëhet fjalë për përparësitë europiane të vendit, gjithmonë e gjejmë një rrugë për të mos e penguar vendin, të përmbushim qëllimet e mëdha dhe të mos lejojmë çështjet e vogla të na pengojnë”.

Sa i përket procesit integrues të Shqipërisë, Stanishev deklaroi se “familja e partive socialiste do të mbështesë procesin e negociimit dhe bisedimeve me Shqipërinë, sepse vërtet që është i merituar dhe parashikon vullnetin e palëve në emër të Komisionit Europian dhe të Brukselit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!