Vdes nga koronavirusi 70 vjeçarja tek Infektivi

schedule10:34 - 20 Qershor, 2020

schedule 10:34 - 20 Qershor, 2020

Një 70 vjeçare ka ndërruar jetë 24 orët e fundit tek spitali Infektiv në QSUT.

ISHP njofton se e moshuara vuante nga një formë e rëndë e leukozës dhe ishte e shtruar prej disa ditësh në spital.

Kështu, numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon në 42 që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Lexo edhe: 53 të infektuar me koronavirus 24 orët e fundit, ku ishin rastet e reja sot

ISHP njoftoi sot për 53 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se 26 raste janë në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!