Kërcënoi biznesmenin dhe qëlloi me armë, identifikohet autori në Bulqizë

schedule22:40 - 19 Qershor, 2020

schedule 22:40 - 19 Qershor, 2020

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në vendim e quajtur Kodra Dane.

Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin Feruzan Shehu. Blutë njoftojnë se, shtetasi Gëzim Balla (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga  një shtetas.

Ky i fundit, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë: 

Policia  identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e  autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.

Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga  një shtetas.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin  F.Sh,  i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin  në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.

Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe  vijon  krehja për  kapjen e autorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!