Situata alarmante e krijuar nga ndotja në lumin Shkumbin ka mbledhur në prefekturën e Elbasanit krerët e bashkive dhe drejtorët e drejtorive. Gjatë mbledhjes pati debate mes tyre për mosfunksionimin e disa institucioneve.
Ndotja në Shkumbin i mblodhi në një takim në prefekturën e Elbasanit.
Identifikimi i zonave të ndotura kërkon një hap të radhës tha prefekti Maksim Malaj.
Por nuk mjafton një aksion pastrimi.
Kryetarët e bashkive dhe drejtorët e drejtorive shkëmbyen replika mes tyre.
Bien dakord që ndotja është në nivele serioze, por përgjegjësinë e hedhin tek njëri–tjetri.
Kryetari i Bashkisë Cërrik thotë se prezenca e kabujve elektrike pengon futjen e mjeteve të pastrimit në disa zona.
Mbledhja përkon me javën e mbrojtjes së tokës që do të nisë në shkallë vendi gjatë këtij muaji./abcnews.al