Tirana po kryeson me rezultatin 2-0 në pjesën e parë në takimit kundër Vllaznisë dhe suksesi duket i siguruar. Gjithsesi, kur rezultati ishte i barabartë 0-0, Vllaznia pretendoi për penallti.
Në minutën e 27-të, Gligorov kroson nga krahu i djathtë dhe harkimi i tij, përplaset në dorën e Idriz Bathës, që është në hyrje të zonës. Dora e mesfushorit bardheblu është e hapur, por për gjyqtarin, nuk ka penallti.
Tre minuta më vonë, Tirana do të shënonte golin e parë dhe pas vetëm gjashtë minutash, do të jepte dhe goditjen e dytë. Ndeshja mund tw shkonte ndryshe…/abcnews.al