Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendimi i Gjykatës e zhgënjen, Neymar duhet t’i kthejë 6.7 milion euro Barçës

schedule17:14 - 19 Qershor, 2020

schedule 17:14 - 19 Qershor, 2020

Ka pasur një fund të hidhur kërkesa e Neymar kundrejt klubit të Barcelonës. Sulmuesi brazilian pretendonte 43.6 milion euro nga kampionët e Spanjë dhe disa bonuse të papaguara. Ai u largua nga skuadra katalanase në verën e vitit 2017 dhe prej atij momenti është pjesë e PSG.

Neymar e hodhi në gjyq ish-klubin e tij, teksa Gjykata e Barcelonës në Spanjë nuk i ka dhënë të drejtë. Jo vetëm kaq, pasi lojtari është dënuar t’i paguajë Barçës 6.7 milion euro!

28-vjeçari rinovoi në vitin 2016, një vit përpara se të largohej, pasi mori premtimin që do të merrte shumë bonuse në rast të një shitje të tij. Diçka e tillë ndodhi një vit më vonë, Neymar u largua drejt Francës për shumën e 222 milion eurove.

Bonuset nuk u morën, palët përfunduan në gjyq, teksa nuk munguan akuzat mes babait të tij dhe drejtuesve të klubit iberik. Tani gjithçka ka përfunduar keq për futbollistin, i cili jo vetëm që nuk arriti qëllimin e tij por duhet të kthejë pas shumën e 6.7 milion eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!