Një super aksion antidrogë i koduar “Servitium” është zhvilluar ditën e sotme nga Drejtoria e Anti Mafias në Salerno të Italisë.
Në pranga kanë përfunduar 20 persona, të gjithë shqiptarë dhe të moshës nën 40 vjeç raporton abcnews.al.
Fillimisht të arrestuarit ishin 3 persona të cilët besohet se janë mbështetës të një grupi kriminal me qendër në Salerno.
Sipas hetuesve, flitet për një organizatë gjithëpërfshirëse, që administronte të gjitha fazat e tregtimit dhe trajtimit të drogës.
Mendohet se ata kanë përfituar shuma të mëdha parash prej gati një milion eurosh në vit.
Hetuesit italianë kanë njoftuar se droga vinte nga Holanda dhe Shqipëria, dhe ishte e llojit kokainë, hashash dhe marijuana.
Akuzat për të dyshuarit, në kapacitete të ndryshme, variojnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, me rrethanën rënduese të metodës mafioze, deri në trajtimin e drogës.
Ata akuzohen gjithashtu për falsifikim, posedimi i armëve, ndihma dhe marrja e sendeve të vjedhura, kërcënime dhe dëmtime.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan mbi 2 kilogramë drogë ndërkohë që hetimet ende vijojnë./abcnews.al

