Dortmund ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm dhe rinovimet janë një çështje e rëndësishme në kampin verdhezi.
Pak çaste më parë, klubi gjerman ka njoftuar rinovimin e marrëveshjes me portierin Roman Burki. Zvicerani është pjesë e Dortmund prej pesë sezonesh, që kur u mor nga Freiburg.
? #BÜRKI2023 ?#BVB verlängert mit Roman #Bürki! pic.twitter.com/tLjhew9tWp
— Borussia Dortmund (@BVB) June 19, 2020
Ai është titullar te Borussia dhe kontrata e re e tij do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2023. 29-vjeçari merr shpërblimin e paraqitjeve të bëra dhe me siguri e mendon pensionimin te skuadra gjermane. /abcnews.al