Deputeti opozitës Halit Valteri, publikoi ditën e djeshme në Kuvend pamje të kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, ku sipas tij dukej edhe autori pa kapele.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, pas publikimit të këtyre pamjeve, SPAK ka thirr Valterin për të dorëzuar pamjet të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.
Ndërkohë, siç shihet nga pamjet, deputeti Valteri është paraqitur në SPAK për të dorëzuar pamjet që posedon në lidhje me këtë ngjarje.
Deputeti opozitar ka deklaruar dje gjatë interpelancës me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend se policia dhe prokuroria nuk i ka dhe nuk ka bërë as mundimin t’i sigurojë e hetojë./abcnews.al