“Arbitër çapaçul, skandaloze çfarë ndodhi në Apolonia-Lushnja”

schedule09:59 - 19 Qershor, 2020

schedule 09:59 - 19 Qershor, 2020

Apolonia mposhti të hënën Lushnjën dhe polemikat ishin të shumta për gjykimin. Një penallti, sipas verdhejeshilëve, ndryshoi lojën dhe më pas fierakët triumfuan. Në studion e emisionit “Pressing”, në ABC News, mbrëmë ishte i ftuar edhe Artur Çobani, ish-sulmues dhe ish-president i Lushnjës. Ai nuk e kurseu arbitrin Blerim Ziri, i cili ishte përzgjedhur nga FSHF për të vendosur drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të javës.

“E pashë ndeshjen që u luajt në Fier. Jo se treguan ndonjë gjë të dyja skuadrat, nuk më lanë ndonjë përshtypje. Me aq sa pashë, nuk e di se çfarë do të ndodhë në verë, nuk janë kushedi. Ishte ndeshje vendimtare, pas humbjes së Pogradecit me Besën. Të dyja ekipet donin fitoren për të marrë kreun, që të çon në Superiore.

Ajo që ndodhi ishte skandaloze. Nuk them se është dorë e federatës apo e presidentit të ndonjë klubi, që të merret me një gjyqtar çapaçul. Nëse shikoni penalltinë për Apoloninë, që ktheu lojën, unë them se ishte e qëllimshme. Ai e kishte pesë metra para syve. Ka pamjen e lirë. Më mirë mos t’i bëjnë këto ndeshje, kur bëhen veprime të tilla. Këto lënë shije të hidhur”, tha mes të tjerash Çobani. /abcnews.al