Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit njofton se gjatë ditës së nesërme, do të kryhen pesë fluturime nga vende të ndryshme të Evropës.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:⠀
Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)
Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim
Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim
Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk
LEXO EDHE: Publikohet protokolli për fluturimin ajror, masat e rrepta që duhet të zbatoni
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.⠀⠀
Ju faleminderit për bashkëpunimin!/abcnews.al