Bylykbashi: Propozimet e parlamentit për “Zgjedhoren” dëshirë e Ramës, PS i bën votat

schedule20:50 - 18 Qershor, 2020

schedule 20:50 - 18 Qershor, 2020

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i ftuar në  “Mbrëmje në Abc” me gazetaren Mirela Milorin, është shprehur se të gjithë propozimet e bëra në parlament në lidhje me reformën Zgjedhore janë vetëm dëshira të Kryeministrit Edi Rama.

Bylykbashi në fjalën e tij në Abc News ka theksuar se Partia Socialiste nëse do që të miratojë diçka është në gjendje që të sigurojë të gjithë votat që i duhen.

E kanë provuar në mënyrë koherente PS-ja se kur i duhen vota për buxhetin e shtetit, për kontrata koncesionare, votat i gjen me shumicë kalon edhe 100 pikërisht për ato që dalin dhe tundin letrat sot. Por me 14 janar ne kemi bërë një kontratë konsensusi që PS-ja ka angazhimin dhe do të votojë atë që do të miratohet me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të ODIHR pa ndryshime, që që është përsëritur dhe në dokumentin e 5 qershorit, çdo gjë që është miratuar në Këshill do të miratohet dhe në Kuvend pa asnjë ndryshim. Një nga 15 kushtet për në BE është reforma, opozita rol në këtë ka vetëm në këtë e mbyll në tryezë e këshillit politik dhe e kalon në Parlament.

LEXO EDHE:“Marrëveshja në fije të perit për t’u grisur”, Bylykbashi i përgjigjet Ramës

Në të gjithë marrëveshjet ne i qëndrojmë parimit, “Paktet zbatohen”, në këtë dokument dakortësie e bëjmë, ne kemi parë dhe propozimet e bëra në parlament që janë të gjitha që dëshiron Edi Rama. Ai të hiqet koalicioni, nuk i intereson partitë e vogla që janë atashojë për Partitë e vogla, të vëmë 5% zgjedhor në shkallë kombëtare që vret të gjithë partitë e vogla që janë ekzistuese në Shqipëri dhe në Parlament një gjë e tillë nuk i intereson askujt tjetër përveçse, Edi Ramës. Rama koalicionin ka kërkuar që ta heqë që në 2008, pasi e dinte se nuk mund të bëjë, tashmë ai nuk ka asnjë rreth vetes,dhe kërkesën për futjen e rajoneve në kushtetutë, ku ka qarqe, por rajonet është një tentativë e Ramës, dhe në propozim nuk ka asnjë garanci për listat e hapura, vetëm se heq listat e mbyllura. Është një propozim siç do Edi Rama”, është shprehur Bylykbashi.

Gjithashtu ai ka theksuar se gjatë diskutimeve në tryezën e reformës Zgjedhore me ndërkombëtarët patjetër që ka pasur dhe tone të larta, por sipas tij kjo është mëse normale persa kohë kërkojmë të gjejmë një kompromis për një çështje të caktuar./abcnews.al