Sevilla-Barcelona është sfida më e fortë e javës së 30-të në Spanjë. Kjo përballje luhet nesër në orën 22:00 dhe është shumë e rëndësishme për objektivat e dy skuadrave. Vendasit kërkojnë pikë për ruajtur vendin e tretë, ndërsa Messi me shokë duan tre pikët për të vijuar të qëndrojnë sipër Realit.
Trajneri i skuadrës andaluziane, Julien Lopetegui vlerëson katalanasit në konferencën për shtyp dhe tregon mënyrën se si duhet të luajnë djemtë e tij.
“Barcelona është një skuadër e madhe, ata kanë edhe Leo Messin. Do të përpiqemi të luajmë si skuadër nesër, do të tentojmë të sulmojmë dhe të shtyjmë në limite. Kemi nevojë të shfaqemi si një kolektivitet i shkëlqyer për ta realizuar këtë gjë.
Kundërshtarët janë një ekip me karakteristika të njohura dhe Setien është përshtatur shumë mirë me stilin e tyre të lojës. Barcelona është rikthyer të jetë e fortë, me shenja të qarta identiteti dhe në bazë të lojtarëve që ka në përbërje“, deklaron Lopetegiu. /abcnews.al