Vedat Muriqi ka marrë një ofertë tepër tunduese nga Arabia Saudite. Sulmuesi i Kosovës, që ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahce në Superligën turke, është një ndër më të kërkuarit në merkato, me shumë skuadra “big” që janë vënë pas tij.
Lazio, Tottenham dhe Renne janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për 26 vjeçarin, por oferta saudite, ka trazuar ujërat. Sipas Umit Erol, një ofertë prej 8 milion eurosh në sezon pagë është vendosur në tavolinën e Muriqit.
Vedat Muriqi, i cili ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon me Fenerbahce, ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 6 herë, ndërsa në Transfermakt, vlerësohet 9.5 milion euro. Fenerbahce e ka nxjerrë në shitje, por nuk do të dëgjojë asnjë ofertë poshtë 15-20 milion euro./abcnews.al