Lihen në burg grabitësit, hynë për vjedhur kokainë por “Boli” i dorëzoi në polici

schedule14:10 - 18 Qershor, 2020

schedule 14:10 - 18 Qershor, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg gjashtë personat e arrestuar pak ditë më parë për një grabitje me armë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, në burg janë lëmë Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj.

Tre prej tyre kanë vendosur një palë shkallë në banesë dhe janë ngjitur për të kryer grabitje.

Kur janë ngjitur lart në banesë janë përleshur me pronarin, i cili ka arritur t’u marrë pistoletën.

Të nesërmen ata kanë telefonuar pronarin duke e kërcënuar: Jam terroristi i mëngjesit.

Pas telefonatës, pronari, që njihet me pseudonimin Boli, i ka denoncuar nga frika.

Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe arrestimi i tyre.

Pas arrestimit, njëri prej tyre ka rrëfyer se kanë shkuar në banesë për grabitur një sasi prej 4 kg kokainë, por nuk kanë mundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!