Valteri nxjerr videon nga atentati i Arjan Ndojës: Duken Redjan Rraja dhe një person me kapele

schedule11:20 - 18 Qershor, 2020

schedule 11:20 - 18 Qershor, 2020

Deputeti i “Opozitës së Re”, Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka publikuar një video që sipas tij është e pa publikuar më parë, ku tregohen dy ekzekutuesit e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Ai u shpreh se policia nuk ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të ngjarjes me qëllim, ndërsa munguan as akuzat edhe për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, sipas së cilit janë subjekt i OFL-së.

Valteri u shpreh:

“Kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime, ti je ministër teknik. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. TNa përmende Lazaratin, po në Mirditë ke dyfishin e drogës, çoja paraadhësit tënd OFL-në, e jo atyre. Nuk na bën pallavra për këtë punë. Këtu tregohet shumë qartë ekzekutori i prokurorit Arjan Ndoja,  Redjan Rrahja dhe ai pa kapele, në këtë sallë pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje. I ke të 12 drejtorët e qarqeve për përfshirë në krim, 30% që merrte paraardhësi yt, ndoshta ti s’ke informacion, se ndoshta s’të kanë dhënë lekë, se për mua ti dukesh një burrë shumë i mirë. Ju ndoshta i shihni si shifra, por unë uroj që ajo harta shpresoj që të shkoj drejt zero, mos të kemi të vrarë, kështu si e keni katandisur ju policinë e shtetit, do vriten dhe do shkatërroheni.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!