Përmes një njoftimi ditën e sotme policia ka njoftuar se ka arrestuar një nga bashkëautorët e vrasjes së Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorët duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre ne një lokal te zona ish parkut te autobuzëve. Ai është 22 vjeçari S. M. I cili sipas policisë është edhe nipi i Prel Markut i vrarë nga Billa në Angli në vitin 2006.
Nga pamjet shihet momenti i arrestimit të 22 vjeçarit.
Policia ka publikuar videon e momentit të arrestimit të tij, kur është shtrirë në tokë nga forcat e policisë dhe i janë vendosur prangat.
Ndërkohë mësohet se ai nuk ka pranuar asgjë përpara grupit hetimor./abcnews.al