Situata tek Infektivi: 55 pacientë të shtruar, dy prej tyre në gjendje kritike

schedule10:50 - 18 Qershor, 2020

schedule 10:50 - 18 Qershor, 2020

Në ditën e sotme u raportuan 66 raste të reja dhe një viktimë si pasojë e Covid-19.

Një 67-vjeçar nga Shkodra raportohet të ketë humbur jetën ndërsa shtohet se vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërsa, sa i përket personave të tjerë të shtruar në spital, aktualisht tek Infektivi po marrin kujdes shëndetësor 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin mbeten aktualisht 663 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    326

Durrës   132

Shkodër  111

Vlorë 42

Fier 24

Elbasan   9

Korçë  7

Lezhë 5

Kukës 5

Gjirokastër 1

Berat   1 /abcnews.al/