Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gola të panumërt dhe maskat një “ves”, ditë e veçantë për Aubameyang

schedule11:57 - 18 Qershor, 2020

schedule 11:57 - 18 Qershor, 2020

Pierre-Emerick Aubameyang është padiskutim një nga sulmuesit më të mirë në Europë gjatë dekadës së fundit dhe futbollisti nga Gaboni ka shënuar kudo ku ka shkelur! Rritja e tij nisi te St. Ettiene, aty ku ra në sy me golat e shumtë, festat e çmendura me maska dhe rrotullime, si dhe me modelet e tij të flokëve nga më të çuditshmet.

Më pas, Auba u transferua te Dortmund. Edhe me verdhezinjtë, Aubameyang shënoi një numër të madh golash, duke rivalizuar sezon pas sezoni me Lewandowskin për “Këpucën e Artë” në Bundesliga. Në janar të 2018-ës, goleadori u transferua tek Arsenal.

E nisi me gol që në debutim kundër Everton dhe nuk u ndal më. Aubameyang fitoi “Këpucën e Artë” edhe në Premier League, duke u renditur i pari së bashku me Sadio Mane dhe Mohamed Salah, me nga 22 gola të shënuar nw sezonin 2018-19.

Edhe këtë sezon, Aubameyang po lufton për vendin e parë në listën e golashënuesve, që mbahet aktualisht nga Jamie Vardy me 19, ndërsa kapiteni i Arsenalit ka tundur rrjetën 17 herë. Makineria e golave, feston sot ditëlindjen e tij të 31-të. Urime kampion dhe faleminderit për golat e shumtë, si dhe për festimet fantastike me maska dhe akrobaci! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!