Provimi i fundit, sot maturantët testohen në lëndët me zgjedhje

schedule10:03 - 18 Qershor, 2020

schedule 10:03 - 18 Qershor, 2020

Ditën e sotme maturantët do të testojnë njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje.

Ky është provimi i fundit i maturantëve, të cilët mbyllin kështu një cikël shkollor, për të filluar një sfidë të re, atë të universitetit.

Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Më herët, maturantët janë testuar në provimin e Gjuhë- Letërsisë, test ky i cili ka ngjallur reagime të shumta pasi nxënësit kanë akuzuar ministrinë e Arsimit se teza e provimit kishte shumë gabime dhe pyetje që nuk testonin njohurit, por i ngatërronte ato.

Pyetja e famshme “Çfarë bëri Turi” dhe përfshirja e autorit Lasgush Poradeci ngriti maturantët në protestë për 3 ditë me radhë, e ndërsa Ministria e Arsimit deklaroi se pyetjet ishin bërë të tilla për të testuar njohuritë e nxënësve, e si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuar nuk do të jenë pjesë e vlerësimit.

Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi me Gjuhë- Letërsisë, për maturantët provimi i matematikës ishte i nivelit mesatar.

Ajo që është vënë re pasa se të niste testi, por edhe gjatë protestave, masat COVID-19 nuk janë respektuar.

Por siç raporton gazetari Maksi Rama për abcnews.al, në gjimnazin Petro Nini Luarasi, maturantet janë paraqitur me masa mbrojtëse, dhe po respektohen protokollet e sigurisë.

Jashtë oborrit të shkollës, maturantët rrinin në grupe të mëdha, pa respektuar distancimin social./abcnews.al