IKMT rrëzon ndërtesën 6-katëshe në gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës

schedule12:42 - 18 Qershor, 2020

schedule 12:42 - 18 Qershor, 2020

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot njeë objekt gjashtëkatesh, i cili ndodhej në gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës.

Gjate shpërthimit të kontrolluar, u përdoren 3 kilogramë lëndë plasëse, vendosur në 200 furnela (vrima) ne trupin e objektit.

Njoftohet se procedura është kryer konform gjithë protokolleve, por pesha e vogël e objektit dhe sasia e paket e lëndës plasëse, që u përdor duke u marrë parasysh objektet e tjera të afërta, solli mos prishjen e objektit gjate shpërthimit të kontrolluar.

Megjithatë sipas specialisteve të IKMT, mjaftuan vetëm pak goditje nga mjetet e rënda që objekti të rrëzohej. Me prishjen e këtij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin për këtë fazë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!