Vendi ditën e sotme do të shoqërohet me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat malore dhe në zonat e ulëta.
Sipas MeteoAlb, pritet që gjatë pasdites moti të përmirësohet si fillim në ultësirën perëndimore dhe në vijim dhe në pjesën tjetër të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 11°C deri në 29°C.
Ndërkohë era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.