Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 60 vjeçarit mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Burime për Abc Neëws bëjnë me dije se autori Jano Koleta, pas arrestimit ka pranuar krimin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Labovë të Gjkirokastrës, ku Koleta për motive pronësie ka vrarë shtetasin Andrea Xhavara.
LEXO EDHE:EMRI/ Sherr me sende të forta në Gjirokastër, një i vdekur
Abc News mëson se viktima është qëlluar me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al