Arjan Mezini: Viktimë e Covid është çdo pacient i prekur, ka apo jo shenja

schedule17:36 - 17 Qershor, 2020

schedule 17:36 - 17 Qershor, 2020

Mjeku pneumolog Arjan Mezini nga studio e Abc News ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi ditët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu mjeku ka komentuar dhe metodologjinë që po përdorët në vendin tonë për të llogaritur numrin e personave që humbin jetën nga Covid.

Mezini ka theksuar se viktimë e Covid 19, quhet çdo persona që rezulton pozitiv pavarësisht ka apo jo shenja.

Viktimë Covidi nuk do të thotë se çfarë mendoj unë, por OBSH në protokollin e saj ka theksuar se vdekje nga Covid quhet çdo pacient që vdes dhe është i prekur nga SARS-COV 2, pavarësisht ka apo jo shenja, pasi Covid jep tromboza, jep infarkte etj. Këto janë pacientë me sëmundje kronike dhe me  histori të gjatë sëmundjesh kronike, një llogaritje e tillë nuk do ti çonte shumë lart shifrat pasi ne kemi vetëm vdekshmërinë spitalore, pasi bota ka edhe ato nëpër shtëpi apo nëpër azile. Covidi te të sëmurët kronik thjesht ju ka shkurtuar kohën”, është shprehur mjeku Mezini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!