Disa trajtime natyrale për të lehtësuar dhimbjen e kokës

schedule15:24 - 17 Qershor, 2020

schedule 15:24 - 17 Qershor, 2020

Dhimbja e kokës mund të jetë një tregues që trupi juaj ka nevojë për diçka, ose duhet të ndryshoni mënyrën se si ushqeheni. Dhimbja mund të nxitet nga stresi, lodhja, alergjitë, pagjumësia apo alkooli.

Për të ndaluar dhimbjen, zgjidhja më e lehtë për shumë persona është përdorimi i ilaçeve të ndryshme, por problemi është se kjo mund të ketë pasojë të rënda më vonë, ndaj është e rëndësishme të provoni këto metoda natyrale të listuara më poshtë, shkruan abcnews.al.

Limoni

Mund të përdorni lëngun e freskët ose çajin. Aplikojeni në ballë, pastaj shpërlajeni me ujë dhe mos e ekspozoni veten në diell.

Çaj xhinxheri

Përgatisni çaj me xhenxhefil dhe konsumojeni tre herë në ditë.

Kamomili

Kamomili është i njohur gjerësisht për të luftuar migrenën. Çajin e kamomilit konsumojeni tre herë në ditë.

Portokalli

Përveç trajtimit të dhimbjeve të kokës, migrenës dhe kontrollit të kolesterolit, çaji i lëkurës së portokallit është anti-inflamator, përmirëson tretjen dhe detoksifikon mëlçinë.

Magnezi

Ky është një mineral që duhet të konsumohet çdo ditë, pasi ndihmon në qetësimin e nervave.

Kripë himalaje

Merrni një limon dhe shtoni gjysmë gote ujë, pastaj shtoni 2 lugë çaji kripë. Kjo pije duhet të konsumohet gjatë krizës së migrenës pasi është më efektive sesa kur përdoret më para. /abcnews.al