SPAK dorëzon kërkesat për konfiskim pasurie, mes tyre BMW-ja e Lul Berishës dhe resorti i Hajrave

schedule11:11 - 17 Qershor, 2020

schedule 11:11 - 17 Qershor, 2020

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka depozituar 11 kërkesat e para për konfiskim pasurie të personave të botës së krimit.

Mes kërkesave për konfiskim pasurie është BMW-ja e blinduar e Lul Berishës dhe resorti “Golden”  i Hajrave.

Po kështu SPAK kërkon të konfiskojë edhe pasuri të bashkëpunëtorëve të Hajrave në Shkoder.

Pasi çështja kalon në GJKKO subjektet që janë në hetim kanë minimalisht 6 muaj afat për të sjellë prova, fatura, fakte ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë.

Nëse pasuritë nuk justifikohen nga pronarët ato sekuestrohen nga shteti./abcnews.al