Bayern siguron të ardhmen, u “vjedh” një talent milionerëve të PSG

schedule20:39 - 16 Qershor, 2020

schedule 20:39 - 16 Qershor, 2020

Klubi i Bayern Munchen është drejt firmës me mbrojtësin e PSG-së, Tanguy Kouassi. Qëndërmbrojtësi francez është aktualisht pa kontratë dhe bavarezët kanë përfituar nga situata e krijuar në kampin francez.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, 18-vjeçari ka kërkuar largimin nga kampionët e Ligue 1 dhe paportohet se marrëveshja mes Kouassi dhe Bayern është arritur dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Kjo ka tërbuar drejtuesit e PSG, që humbasin një element me të ardhme.

LEXO EDHE: Nuk e bindi as Mbappe, talenti i PSG nuk rinovon dhe do të largohet

Adoeleshenti numëron në këtë sezon gjashtë paraqitje me fanellën e PSG-së, ku ka shënuar dhe dy gola. Drejtuesit e Bayernit e shikojnë lojtarin si një përforcim të fortë dhe e ideojnë si një nga shtyllat e ekipit në të ardhmen. /abcnews.al