Tensione mes Indisë dhe Kinës, vriten 20 ushtarë indianë

schedule19:27 - 16 Qershor, 2020

schedule 19:27 - 16 Qershor, 2020

Të paktën 20 ushtarë indiane u vranë në një përleshje me forcat kineze në Ladakh në rajonin konfliktual të Kashmirit, thonë zyrtarët indianë.

Incidenti pason tensionet në rritje, dhe është përplasja e parë me viktima në zonën kufitare në të paktën 45 vjet.

Ushtria indiane fillimisht tha se tre ushtarë të saj ishin vrarë, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima.

Por më vonë, gjatë ditës së sotme, zyrtarët thanë se një numër i ushtarëve të plagosur në mënyrë kritike kishin vdekur.

Ministria e punëve të jashtme të Indisë akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshje të arritur javën e kaluar për të respektuar Linjën e Kontrollit Aktual (LAC) në Luginën Galëan.

Sipas deklaratës indiane, “një ngjarje e dhunshme ndodhi si rezultat i një përpjekje të palës kineze për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quoun atje”.

Kina nuk konfirmoi asnjë viktimë, por akuzoi Indinë që kaloi kufirin në anën kineze.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha se India kishte kaluar kufirin dy herë të hënën, “duke provokuar dhe sulmuar personelin kinez, që rezultoi në konfrontim serioz fizik midis forcave kufitare nga të dy palët”, njoftoi agjensia e lajmeve AFP. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!