Të shtunën e kaluar Kim Jo Jong, motra e vogël e Kim Jong Un, premtoi se zyra e kotë e lidhjes mes dy Koreve do të zhdukej. Një premtim i mbajtur nga regjimi i koresë së veriut orët e fundit. Zyra e lidhjes së Kaesong, një lloj ambasade e krijuar nga dy koretë pas samitit të zhbllokimit të marrëdhënieve në 2018, është hedhur në erë. Lajmi është konfirmuar për mediat dhe nga burime ushtarake të Koresë së Jugut.
Ky është veprimi i parë konkret, në një situatë përshkallëzimi tensionesh që deri tani ishte vetëm verbal, e që tashmë premton të mos përfundojë këtu. Mëngjesin e së martës mediat e regjimit të Koresë së Veriut publikuan një plan të ushtrisë së vendit për të rihyrë në zonat neutrale si pasojë e marrëveshjeve të fundit për paqe me Seulin. Objektivi është transformimi i linjës së frontit në një fortesë.
Brenda një dite regjimi i Penian, shkatërron dhe simbolikisht disa nga simbolet më të mëdha të procesit të gjatë të pajtimit mes dy vendeve. Një nga rezultatet më të mira të arritura në 2018-ën ishte ulja e tensionit në kufi, me premtimin e armëpushimit dhe krijimit të zonave neutrale./abcnews.al