Shoqata e Transportit Nderqytetas dhe Rrethqytetas i Udhetarëve ka paralajmëruar protestë ditën e mërkurë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook, shoqata bën me dije se punonjësit do të kërkojnë pagën per ditet qe nuk jane ne pune, pas shtyrjes se hapjes se transportit publik me nje jave, si dhe hapjen e transportit publik.
“Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit./abcnews.al