OKB: Investimet ndërkombëtare do të bien 40% për shkak të Covid

schedule11:54 - 16 Qershor, 2020

schedule 11:54 - 16 Qershor, 2020

Vendet në zhvillim do të vuajnë më shumë, po të kemi parasysh se investimet ndërkombëtare do të bien 40% këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit, sipas një parashikimi të OKB-së.

Organizmi i OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) në Gjenevë ka parashikuar që investimet e huaja direkte (FDI) do të bien nën një trilion dollarë, për herë të parë që nga viti 2005, nga 1,54 trilionë dollarë vitin e kaluar.

Investimet pritet të bien edhe vitin e ardhshëm, përpara se të fillojnë të rimarrin veten në vitin 2022.

“Ekonomitë në zhvillim do të shohin rënien më të madhe të PBB-së, pasi ato priren të mbështeten në financimet e huaja për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve të para”, theksoi eksperti i investimeve në UNCTAD, James Zhan.

Të 5.000 kompanitë shumëkombëshe më të rëndësishme në botë, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të investimeve të huaja, kanë ulur të ardhurat e tyre të pritshme për këtë vit.

Ndërkohë, në Azi, COVID-19 pritet të shkaktojë një rënie të fitimeve të ri-investuara të bashkëpunëtorëve të huaj, ndërsa kriza ka nxjerrë në pah rëndësinë e Kinës dhe ekonomive të tjera aziatike si qendrat globale të prodhimit.

Të 32 vendet më pak të zhvilluara në rajon po luftonin veçanërisht në lidhje me mbylljen e kufijve, thuhet në raport.

Në të vërtetë, ato vende nuk kanë luksin që t’i drejtohen transportit të drejtpërdrejtë detar, që përfshin 80% të tregtisë globale, tha UNCTAD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!