Sevilla ishte shumë afër fitores në fushën e Levantes, por një autogol i Diego Carlos në minutën e 87-të i dhuroi një pikë vendasve. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa andaluzianët zhbllokuan ndeshjen në fillim të pjesës së dytë.
Luuk De Jong shënoi që në sekondën e 25-të. Sulmuesi holandez nuk gaboi pas një asisti të El Haddadi, duke gjetur golin e gjashtë në kampionatin spanjoll. Ekipi i Enis Bardhit (u fut në fushë në minutën e 61-të) nuk kishte asgjë për të humbur dhe u hodh në sulm. Fati nuk i mungoi dhe goli i barazimit erdhi tre minuta përpara fundit të ndeshjes.
Braziliani Diego Carlos nuk u kuptua me portierin Vaclik dhe topi përfundoi në rrjetë. Ky barazim e mban Sevillan në vend të tretë me 51 pikë, por kërcënohet nga Socieadad, Getafe dhe Atletico Madrid, ndërsa Levante qëndron e qetë në mesin e tabelës me 35 pikë. /abcnews.al
Levante-Sevilla 1-1
(Diego Carlos (aut) 87′ / De Jong 46′)
FINAL #LevanteSevillaFC 1-1
¡El @LevanteUD rescata un punto en la recta final en su estreno en La Nucía! #LaLigaSantander pic.twitter.com/hztDbofgaN
— LaLiga (@LaLiga) June 15, 2020