Kryemadhi: Do kërkojmë përjashtimin e Ramës nga Parlamenti

schedule17:33 - 2 Prill, 2018

schedule 17:33 - 2 Prill, 2018

Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti.

Këtë gjë e konfirmoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prenoncim për mediat.

Ajo u shpreh se LSI do të jetë me qytetarët, të cilët protestojnë kundër qeverisë.

Fjala e tij përpara shqiptarëve ishte një fyerje që, sipas Kryemadhit, u bëhet jo vetëm banorëve të Kukësit dhe zonave përreth.

“Ne e dënojmë me forcë fjalorin e tij prej një rrugaçi ndaj shqiptarëve. Në zbatim të rregullores së Kuvendit ne do të kërkojmë përjashtimin nga Parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara dhe të paprecedentë për një kryetar qeverie”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!