Apolonia fiton derbin e Myzeqesë. Skuadra fierake mposhti 2-1 në “Loni Papuçiu” rivalët e Lushnjes dhe tani kryeson grupin B të Kategorisë së Parë me 40 pikë, një më shumë se Pogradeci dhe pesë sipër lagunarëve.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të. Endri Magani nuk gaboi pas një pritje të portierit vendas dhe lushnjarët nisën festën. Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe barazuan ndeshjen katër minuta para mbylljes së pjesës së parë.
Kategoria e Parë: Grupi B
Apolonia-Lushnja 3-1
(Gjata (pen) 41′, Eyoh 67′, 90+3′ / Magani 11′)
https://streamable.com/1ws0sc
Apolonia fitoi një penallti, për të cilën protestuan shumë miqtë. Mario Gjata e mori përsipër dhe riktheu baraspeshën. Skuadra e Mërgjyshit ia doli të gjente golin e fitores në mesin e pjesës së dytë. Effiong Eyoh kompletoi përmbysjen në minutën e 67-të.
Afrikani devijoi saktë me kokë një kros të ardhur nga goditja e këndit, duke realizuar tjetër gol pas atij kundër Kukësit në mesjavë në Kupën e Shqipërisë. Eyoh shënoi sërish në minutat shtesë dhe Apolonia festoi në fund këtë fitore të rëndësishme. /abcnews.al