Pierre Kalulu do të jetë afrimi i parë i Milani. 20-vjeçari është aktivizuar me ekipin e dytë të Lyon dhe deri më tani francezët e kanë nënvlerësuar, duke mos bërë asnjë hap për të nënshkruar me të një kontratë si profesionist.
Titullar me Francën U19, i riu është parë nga Milani prej kohësh dhe sipas asaj që raporton Sky Sport, të mërkurën ai do të mbërrijë në Itali dhe do të kryejë vizitat mjekësore. Ka qenë Paolo Maldini ai që ka biseduar me të dhe e ka “joshur” të pranojë të nënshkruajë me kuqezinjtë.
Lyon tentoi ta bindte orët e fundit, pasi edhe mediat atje kanë bërë presion. Kalimi i Kalulu te Milani është konsideruar një dështim për klubin francez, që e ka pasur para syve lojtarin dhe nuk është kujdesur të nënshkruajë me të një kontratë si profesionist./abcnews.al